Bota

Australia njofton paketën e re të ndihmës prej 74 milionë dollarësh për Ukrainën

Albanese nënvizoi gjithashtu se Australia do të dërgojë 5.9 milionë dollarë të tjera për rojet kufitare ukrainase dhe se Canberra do të qëndrojë pranë Kievit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke mbështetur Ukrainën në çështjen e saj kundër Rusisë. 

26 Qershor 2023, 07:36 Nga a.l
Australia njofton paketën e re të ndihmës prej 74 milionë
Foto ilustruese

AUSTRALI- Australia, një nga kontribuesit më të mëdhenj jashtë NATO-s në Ukrainë, do të dërgojë 70 automjete ushtarake shtesë në Ukrainë si pjesë e paketës së saj të fundit të ndihmës ushtarake për vendin. Kryeministri australian Anthony Albanese tha të hënën se Canberra do të ofrojë një paketë shtesë ndihme ushtarake për Kievin në vlerën 74 milionë dollarë, shkruajnë mediat e huaja. 

“Në përgjigje të kërkesës së Presidentit Zelensky për mbështetje, Australia do të sigurojë 99.5 milionë dollarë Australianë (67.8 milionë dollarë) në ndihmë ushtarake për Kievin. Kjo do të përfshijë 14 transportues të blinduar të personelit, 20 automjete Bushmaster dhe pajisje të tjera ushtarake të prodhuara nga industria e mbrojtjes”, vuri në dukje ai.

Albanese nënvizoi gjithashtu se Australia do të dërgojë 5.9 milionë dollarë të tjera për rojet kufitare ukrainase dhe se Canberra do të qëndrojë pranë Kievit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke mbështetur Ukrainën në çështjen e saj kundër Rusisë. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll