Bota

Vriten dy vëllezër në Gjakovë, policia jep detajet e para

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:00, ku njëri nga vëllezërit ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri rrugës për në spital.

25 Qershor 2023, 21:33 Nga m.s
Vriten dy vëllezër në Gjakovë, policia jep detajet e para
foto ilustruese

KOSOVE- Një ngjarje e rëndë është raportuar në fshatin Madanaj të Gjakovës, ku dy vëllezër kanë vdekur në rrethana ende të paqarta. Këtë rast të rëndë e ka konfirmuar drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.

Ai ka bërë të ditur se humbja e jetës së dy vëllezërve është konstatuar nga mjekët. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:00, ku njëri nga vëllezërit ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri rrugës për në spital.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 20:00. Policia ka marrë informatën se bëhet fjalë për dy vëllezër, njëri ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri rrugës për në spital. Vdekjen e kanë konstatuar mjekët e emergjencës në Gjakovë”, tha Graishta.

Policia tashmë ka mbërritur në vendin e ngjarjes, dhe po bëhen ekzaminimet e nevojshme.

gjakove vdesin dy vellezer

Sondazh

Poll