Politike

Rama sot në Bruksel, takohet me presidentin e Këshillit Evropian për Kosovën

Takimi me Michel vjen, pasi Rama i dërgoi edhe atij një letër për gjetjen e një zgjidhje për uljen e tensioneve në veri të Kosovës dhe rivendosjen e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

26 Qershor 2023, 07:57 Nga A.B
Rama sot në Bruksel, takohet me presidentin e Këshillit Evropian
Edi Rama, Charles Michel

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë ditën e sotme drejt Brukselit, ku do të zhvillojë një takim me Presidentin e Këshillit të Bashkimit Europian, Charles Michel, ku çështja kryesore e diskutimit do të jetë normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit dhe nevoja për të ulur në një tryeze Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurtin.

Takimi me Michel vjen, pasi Rama i dërgoi edhe atij një letër për gjetjen e një zgjidhje për uljen e tensioneve në veri të Kosovës dhe rivendosjen e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Vizita vjen, pasi Rama i dërgoi presidentit francez Macron dhe kancelarit gjerman Scholz një draft-propozim për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Në të njëjtën ditë në Këshillin Evropian të Punëve të Jashtme do të diskutohet për Kosovën dhe Serbinë. Do të jetë shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrel, që do të raportojë për situatën mes dy vendeve, qasjen që do të ketë BE ndaj shtensionimit të situatës  dhe vijimin e dialogut./Dosja.al

edi rama rama ne bruksel

Sondazh

Poll