Politike

I shpallur në kërkim disa ditë më parë, gjendet i pajetë trupi i 75-vjeçarit në Sarandë

Nga veprimet e para doli që viktima nuk kishte shenja dhune. 

24 Qershor 2023, 20:49 Nga I.A
I shpallur në kërkim disa ditë më parë, gjendet i
Policia

SARANDË- Një 75-vjeçar i pajetë është gjetur ditën e sotme në fshatin Vergo të Delvinës. Mësohet se trupi i të moshuarit u gjet nga dy barinj të zonës. Ndërkohë që familjarët e tij kanë bërë denoncim në polici për zhdukjen e tij. Nga veprimet e para doli që viktima nuk kishte shenja dhune. 

Njoftimi i Policisë:

Sot, në fshatin Vergo, Delvinë, nga dy barinj të zonës, është gjetur i pajetë, shtetasi V. I., 75 vjeç, banues në Sarandë. 75-vjeçari ishte shpallur në kërkim policor nga Komisariati i Policisë Sarandë, pasi familjarët e tij kishin humbur kontaktet me të, prej datës 21.06.2023. Nga veprimet e para dhe këqyrjes së jashtme të kufomës, nuk janë konstatuar shenja dhune. Trupi i pajetë do të transportohet në morgun e Spitalit Sarandë, ku do të pritet përgjigjja e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes, e cila paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale.

policia e shtetit

Sondazh

Poll