Politike

Grusht shteti, Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve në Rusi: Kontaktoni ambasadën

Me anë të një postimi në Facebook, MEPJ shkruan se po ndjek zhvillimet në Rusi dhe se është në kontakt të vazhdueshëm me aleatët ndërkombëtar. 

24 Qershor 2023, 19:27 Nga I.A
Grusht shteti, Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve në Rusi:
MEPJ

TIRANË- Ministria e Jashtme e Shqipërisë u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në Rusi të kontaktojnë ambasadën shqiptare në vend, pasi tensioneve të sotme. Me anë të një postimi në Facebook, MEPJ shkruan se po ndjek zhvillimet në Rusi dhe se është në kontakt të vazhdueshëm me aleatët ndërkombëtar.  

Postimi i MEPJ:

Këshilla udhëtimi për shtetasit e Republikës së Shqipërisë për situatën në Rusi. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme - Republika e Shqipërisë po ndjek në vijimesi zhvillimet në Federatën Ruse dhe është në komunikim të vazhdueshëm me partnerët dhe aleatët tanë, mbi reagimet e mundshme. Të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë që aktualisht gjenden në Federatën Ruse mund të kontaktojnë Ambasadën e RSH-së në Moskë:
+7 495 982-38 52 05 (3);
+ 7 929 968 05 38;
:embassy.moscoë@mfa.gov.al
Gjithashtu, të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme në adresën:
: [email protected]

Çfarë po ndodh në Rusi ?

Grupi Wagner, pas kërcënimeve të shumta i ka shpallur zyrtarisht luftë Kremlinit dhe drejtuesëve të Rusisë. Thirrja për ‘kryengritje’ erdhi pasi Yevgeny Prigozhin, pretendon se ushtria e Moskës vrau një grup mercenarësh të tij gjatë një sulm në një kamp. Prigozhin ka nisur kryengritjen e tij nga qyteti Rostov-on-Don, pranë kufirit me Ukrainën, ku banorëve u është thënë të qëndrojnë brenda. Presidenti rus, Vladimir Putin e ka cilësuar si një thikë pas shpine, rebelimin e tij, ndërsa ka mohuar rrezikun e një grushti shteti. Putin ka pranuar se situata në qytetin jugor të Rostov-on-Don, të marrë nga ëagner, mbetet e vështirë. Në qendër të Moskës kanë dalë në rrugë tanket dhe janë rritur masat e sigurisë dhe të gjitha objektet e rëndësishme janë nën vëzhgim./Dosja.al

lufta ukraine-rusi mepj

Sondazh

Poll