Politike

FOTO/ U arrestua pas video-skandalit, dalin pamjet e para të Safet Gjicit, ish-kryebashkiaku në pranga

Ish-kryebashkiaku akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv dhe nëse shpallet fajtor rrezikon deri në 7 vite burg.

24 Qershor 2023, 21:15 Nga I.A

FOTO/ U arrestua pas video-skandalit, dalin pamjet e para të Safet Gjicit,

TIRANË- Fotoja e mësipërme është nga momenti i arrestimit të ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici. Gjici u arrestua pasditen e sotme në një lokal pranë banesës së tij në Tiranë. Ish-kryebashkiaku akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv dhe nëse shpallet fajtor rrezikon deri në 7 vite burg.

Kryebashkiaku i dorëhequr i Kukësit Safet Gjici u vu nën hetim nga SPAK në 16 qershor, pas publikimit të video-skandalit ku ai shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij në Bashki. Në videon e publikuar të skandalit seksual, Gjici u dëgjua teksa i premtoi një tender për vaksinimin e qenëve në Kukës, Alma K. vajzës me të cilën po kryebte marrëdhënie seksuale. Dosja.al, e posedon video-skandalin e Gjicit, por për arsye etike nuk e kemi publikuar në media. 

safet gjici arrestohet safet gjici videoja e safet gjicit

Sondazh

Poll