25 Qershor 2023, 12:57
Nga A.B
Policia
SHKODËR- Zëvendës drejtori Hajri Kushe është pezulluar nga detyra, pasi dyshohet se është përfshirë në kultivimin e kanabisit në Velipojë, ndërsa disa punonjës janë vënë nën akuzën për shpërdorim detyre.
Ndërkohë prej disa ditësh policia ka nisur kontrolle me dronë me qëllim identifikimin dhe asgjësimin e lëndëve narkotike.
Njoftimi:
Drejtoria e Hetimit në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Drejtorinë e AMP (Rajoni Shkodër), pas hetimeve të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Shkodër, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal ndaj punonjësve të Policisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, si më poshtë vijon:
– Masa e sigurimit personal “Arrest në Shtëpi” për punonjësin e policisë Komisar P. SH., aktualisht me detyrë Shef Seksioni për Hetimin e Krimit pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Përkrahje e autorit të krimit”.
– Masën e sigurimit personal “Arrest në Shtëpi” për punonjësin e policisë Inspektor T. K., aktualisht me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komuniktet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim.
– Masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë Drejtues H. K., aktualisht me detyrë Zv. Drejtor për Hetimin e Krimeve në DVP Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.
– Masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë KryeKomisar A. SH., aktualisht me detyrë Shef Rendi në DVP Tiranë (në kohën e ngjarjes ka mbajtur detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Shkodër), i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.
– Masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e Policisë, Komisar D. GJ., aktualisht me detyrë Zv. Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.
– Masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë, Komisar I. H., aktualisht me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.
– Masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë, Inspektor A. M., aktualisht me detyrë Ndihmës Specialist I Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.
– Masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin A. D., me detyrë Shef i Sektorit për Hetimin pranë Drejtorisë së AMP (Rajoni Shkodër), i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.
– Masën e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë, Inspektor V. N., aktualisht me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.
– Masën e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë, Inspektor GJ. G., aktualisht me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.
– Masën e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë, Inspektor N. B., aktualisht me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.
– Masën e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë, Inspektor S. P., aktualisht me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.
– Masën e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë, Inspektor A. C., aktualisht me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.
Masat e sigurimit personal u ekzekutuan, pasi nga hetimet disa mujore të zhvilluara nga AMP në drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Shkodër, janë administruar prova dhe fakte, ku provohet se punonjësit e policisë të mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me veprime dhe mosveprime, duke abuzuar me kompetencat që ju jep detyra funksionale, kanë favorizuar kultivimin e bimëve narkotike në Njësinë Administrative Ana e Malit Shkodër, si dhe kanë neglizhuar me dashje marrjen e masave të domosdoshme për parandalimin, evidentimin e kultivimit dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, duke krijuar kështu kushte të favorshme për largimin e tyre.
Politike
25 Qershor 2023, 09:42
A.B
Edi Rama
TIRANË- Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama e ka nisur duke publikuar disa pamje nga brenda zyrave të bashkisë s&eum...
Politike
24 Qershor 2023, 22:24
I.A
Posteri
TIRANË- Kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici u arrestua për korrupsion pasiv, bazuar në hetimet e kryera pas publikimit ...
Politike
24 Qershor 2023, 21:15
I.A
TIRANË- Fotoja e mësipërme është nga momenti i arrestimit të ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici. Gjici u a...
Politike
24 Qershor 2023, 21:07
I.A
Ermal Dredha dhe Ahmed bin Ali Al Sayegu
ABU DHABI- Presidenti i Abu Dhabit sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan i dha ambasadorit të Shqip&eu...
Politike
24 Qershor 2023, 20:49
I.A
Policia
SARANDË- Një 75-vjeçar i pajetë është gjetur ditën e sotme në fshatin Vergo të Delvinë...
Politike
24 Qershor 2023, 20:36
I.A
TIRANË- Avokati i Safet Gjicit Përparim Kulluri ka deklaruar se ata nuk kanë për ta pranuar akuzën për “kor...
Politike
24 Qershor 2023, 19:52
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se arsyeja se përse zgjodhi që...
Politike
24 Qershor 2023, 19:27
I.A
MEPJ
TIRANË- Ministria e Jashtme e Shqipërisë u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në Rusi të kontakt...
Politike
24 Qershor 2023, 18:32
I.A
Safet Gjici
KUKËS- Ish-kryebashkiaku i Kukësir Safet Gjici është arrestuar nga policia. Mësohet se Gjici është vën&...
Politike
24 Qershor 2023, 18:20
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit Parlamentar i PD Gazment Bardhi ka komentuar rikthimin e Lulzim Bashës dhe kandidaturën për zgjedh...