Sport

Argjentinasi Di Maria nënshkruan dhe rikthehet te Benfica javën e ardhshme...

Sulmuesi javën e ardhshme pritet të nënshkruajë me “Shqiponjat” e Lisbonës.

25 Qershor 2023, 16:47 Nga DOSJA

Argjentinasi Di Maria nënshkruan dhe rikthehet te Benfica javën e

PORTUGALI - Kampioni i botës me kombëtaren argjentinase, Angel Di Maria është shumë pranë rikthimit te Benfica.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, nënshkrimet pritet të ndodhin javën e ardhshme për të shpallur zyrtarisht rikthimin e “Fideos” te “Shqiponjat”.

Sulmuesi anësor Di Maria, i cili luajti për Benfikën nga viti 2007 deri në vitin 2010, ra menjëherë në sy dhe që nga skuadra portugeze mori transferimin për te Real Madrid.

Argjentinasi Di Maria nënshkruan dhe rikthehet te Benfica javën e

Sezonin e kaluar, pas ndërprerjes së kontratës me PSG-në, sulmuesi anësor argjentinas Di Maria luajti në radhët e bardhezinjve të Juventusit, me të cilët kishte nënshkruar për një sezon.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll