Sport

Kroati Gvardiol, afër të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në histori. Kërkohen 100 milionë!

Negociatat mes klubeve vazhdojnë me gjermanët, të cilët nuk dëshirojnë ta shesin mbrojtësin për më pak se 100 milionë euro.

25 Qershor 2023, 16:33 Nga DOSJA
Kroati Gvardiol, afër të bëhet mbrojtësi më i

ANGLI - Sipas lajmeve të publikuara këtë të dielë, nga gazetari italian Fabrizio Romano, Josko Gvardiol, qendërmbrojtësi kroat që luan për RB Leipzig, tashmë ka rënë dakord për kushtet e kontratës me Manchester Cityn.

Ndërkohë negociatat mes klubeve vazhdojnë me gjermanët, të cilët nuk dëshirojnë ta shesin mbrojtësin për më pak se 100 milionë euro.

Gazetari Florian Plettenberg tha sot se ‘Qytetarët’ tashmë kanë dërguar një propozim të ri, prej 90 milionë euro, plus variabla për qendërmbrojtësin.

Kjo shumë tashmë tejkalon atë që Manchester United pagoi për rekordmenin Harry Maguire te Leicester në 2019/2020: 87 milionë euro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll