Bota

Humbën jetën nga përmbytjet në Pejë, nënë e bir përcillen për në banesën e fundit nesër në orën 15:00

Ngjarja e rëndë ka tronditur gjithë opinionin publik. 

25 Qershor 2023, 14:55 Nga a.l
Humbën jetën nga përmbytjet në Pejë, nënë e
Mirsada Ademaj dhe Dion Ademaj

KOSOVË- Mirsada Ademaj dhe Dion Ademaj, nënë e bir, dy viktimat e përmbytjeve në Pejë do të përcillen për në banesën e fundit nesër në orën 15:00. Lajmi është njoftuar nga familja Ademaj. Ngjarja e rëndë ka tronditur gjithë opinionin publik. 

“Tragjikisht ndërruan jetë më 24.06.2023 në moshën 26/5 vjeçare, duke na lënë përjetë të pikëlluar. Varrimi i të ndjerëve bëhet më 26.06.2023, në varrezat e qytetit. Funerali niset nga gasalhanja, në orën 15:00”, thuhet në njoftim. 

Humbën jetën nga përmbytjet në Pejë, nënë e
Foto

Si ndodhi ngjarja?

Moti i keq në Kosovë ka shkaktuar përmbytje masive në disa zona, ku situata është përkeqësuar gjatë natës, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Një nga zonat më të prekura është Peja, ku janë shënuar dy viktima, nënë e bir, Mirsada Ademaj dhe Dion Ademaj. Ngjarja e rëndë u shënua në lagjen 'Asllan Çeshme'. Nëna rreth 30-vjeçare së bashku me fëmijën e saj të vetëm 5-vjeçar, në momentet kritike ishin duke qëndruar në shtëpi. Rastin e kanë raportuar fqinjët dhe gruaja që u raportua e zhdukur më vonë u gjet në afërsi të një shtëpie të fqinjëve.Vdekjen e nënë e bir e kanë konfirmuar mjekët.

permbytje ne peje mirsada ademaj dion ademaj

Sondazh

Poll