Bota

Me nipin në krahë, zëdhënësja e SYRIZA-s voton për Qeverinë e re greke

25 Qershor 2023, 14:43 Nga a.l
Me nipin në krahë, zëdhënësja e SYRIZA-s voton për
Popi Tsapanidou

GREQI-  Duke mbajtur në krahë nipin, Popi Tsapanidou hodhi votën e saj, duke publikuar një foto në rrjetet sociale. Zëdhënësja e SYRIZA-s nuk ka dashur të bëjë asnjë koment personal për zgjedhjet e 25 qershorit, por ka përcjellë deklaratat e Alexis Tsipras.

 “Në garën vendimtare elektorale të sotme dhe në të vërtetë me sistemin e përfaqësimit të zgjeruar proporcional, që i jep 50 mandate bonus partisë së parë, vendoset se kush dhe si do të qeverisë të nesërmen, pra jetët tona për të nesërmen. Po gjykohen 4 vite, por po gjykohet dhe cilësia e demokracisë. Po gjykohet nëse të nesërmen do të kemi një qeveri jashtë kontrollit apo ekuilibër në demokracinë dhe sistemin tonë politik. Nëse do të kemi një opozitë të fortë për të kontrolluar qeverinë. SYRIZA-PS është e vetmja forcë që mund të luajë me besueshmëri këtë rol, të mbështesë nevojat e shoqërisë, të përfaqësojë shumicën sociale dhe gjithashtu të luajë një rol balancues në sistemin politik dhe demokracinë. Një SYRIZA-PS e fortë sot do të thotë një shoqëri e fortë dhe një demokraci e shëndetshme nesër” , ishin deklaratat e ripublikuara nga Popi Tsapanidou.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Popi Tsapanidou ???? (@tsapanidou)

Të drejtën e votës kanë të gjithë shtetasit grekë që: kanë mbushur moshën 17 vjeç. Ata janë të regjistruar në listën zgjedhore të bashkisë së vendit. Parlamenti i Greqisë përbëhet nga 300 anëtarë dhe për të janë në garë 32 parti politike. 

zgjedhje ne greqi 2023 popi tsapanidou

Sondazh

Poll