Bota

Zgjedhjet në Greqi/ Tension në qendrën e votimit në Trikala, ndërhyn policia

Madje, tonet u ngritën aq shumë sa u desh të thirrej Policia në vendngjarje! 

25 Qershor 2023, 14:48 Nga a.l
Zgjedhjet në Greqi/ Tension në qendrën e votimit në Trikala,
Foto ilustruese

GREQI- Raportohen incidentet e para në procesin zgjedhor në Greqi. Në Shkollën e 3-të Fillore të Trikallës ka pasur një përplasje mes përfaqësueses elektorale të Demokracisë së Re dhe një deputeti të SYRIZA-s.

Kjo e fundit, në fakt, ka bërë një denoncim përmes profilit të saj në Facebook duke thënë se përfaqësuesja zgjedhore e PD-së kishte ngritur, një kabinë parazgjedhore jashtë qendrës zgjedhore.

“Këto udhëzime i kam nga partia”, thuhet se i është përgjigjur anëtarit të SYRIZA-s, përfaqësuesi elektoral i PD-së, kur ka bërë vërejtjen përkatëse. Madje, tonet u ngritën aq shumë sa u desh të thirrej Policia në vendngjarje! 

zgjedhje ne greqi 2023

Sondazh

Poll