Bota

Forcat 'Wagner' tërhiqen edhe nga Lipetsk, guvernatori rus: Nuk ka incidente

Guvernatori i rajonit jugor rus të Voronezh tha se njësitë Wagner po vazhdojnë tërheqjen e tyre dhe forcat po largohen në mënyrë të qëndrueshme dhe pa incidente, shkruan CNN. 

25 Qershor 2023, 14:08 Nga a.l
Forcat 'Wagner' tërhiqen edhe nga Lipetsk, guvernatori rus: Nuk
Mercenarët e Wagner

RUSI- Mercenarët e grupit 'Wagner' janë larguar nga rajoni rus i Lipetsk pasi i dhanë fund rebelimit të tyre kundër Kremlinit.  Njësitë e PMC 'Wagner', të cilat u ndaluan një ditë më parë në rajonin e Lipetsk, u larguan nga territori i rajonit. 

Guvernatori i rajonit jugor rus të Voronezh tha se njësitë Wagner po vazhdojnë tërheqjen e tyre dhe forcat po largohen në mënyrë të qëndrueshme dhe pa incidente, shkruan CNN. 

Luftëtarët e armatosur të Wagner u larguan nga rajoni jugor i Rostovit më herët pasi ndaluan përparimin e tyre drejt Moskës sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga presidenti bjellorus Aleksander Lukashenko dhe udhëheqësi i ushtrisë private. 

Yevgeny Prigozhin, kreu i  grupit paraushtarak Wagner, ra dakord të largohej nga Rusia për në Bjellorusi. Kryengritja e armatosur shënoi kërcënimin më të madh për autoritetin e presidentit rus Vladimir Putin në dekada.

grupi wagner

Sondazh

Poll