Bota

Dalin FOTOT e viktimave nga përmbytjet në Pejë

Nënë e bir, ndodheshin në shtëpinë e tyre në lagjen “Asllan Çeshme” në Pejë, në momentin kur shiu rrëmbyeshëm përmbyti vendin dhe shkatërroi banesën e tyre.

25 Qershor 2023, 13:51 Nga a.l
Dalin FOTOT e viktimave nga përmbytjet në Pejë
Mirsada Ademaj dhe Dion Ademaj

KOSOVË- Këto janë nënë e bir që humbën jetën në Pejë, pas përmbytjeve që përfshinë territorin një natë më parë. Në fillim, vogëlushi ishte dërguar në spital pa shenja jete, ndërsa nëna e tij rezultonte e zhdukur, teksa më pas u njoftua edhe vdekja e Mirsadës.

Nënë e bir, ndodheshin në shtëpinë e tyre në lagjen “Asllan Çeshme” në Pejë, në momentin kur shiu rrëmbyeshëm përmbyti vendin dhe shkatërroi banesën e tyre.

Dalin FOTOT e viktimave nga përmbytjet në Pejë
Mirsada Ademaj dhe Dion Ademaj

Si ndodhi ngjarja?

Moti i keq në Kosovë ka shkaktuar përmbytje masive në disa zona, ku situata është përkeqësuar gjatë natës, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Një nga zonat më të prekura është Peja, ku janë shënuar dy viktima, nënë e bir, Mirsada Ademaj dhe Dion Ademaj. Ngjarja e rëndë u shënua në lagjen 'Asllan Çeshme'. Nëna rreth 30-vjeçare së bashku me fëmijën e saj të vetëm 5-vjeçar, në momentet kritike ishin duke qëndruar në shtëpi. Rastin e kanë raportuar fqinjët dhe gruaja që u raportua e zhdukur më vonë u gjet në afërsi të një shtëpie të fqinjëve.Vdekjen e nënë e bir e kanë konfirmuar mjekët.

permbytje ne peje mirsada ademaj dion ademaj

Sondazh

Poll