Bota

'Kosova po armatoset'/ Vuçiç paralajmëron: Po furnizohen nga Turqia! Duhet të kemi kujdes, brenda 5 muajve do të marrim 1000 dronë kamikazë

Ai tha se Serbia ka refuzuar të blejë armatim nga Turqia, pasi ata kanë furnizuar Prishtinën.

25 Qershor 2023, 13:35 Nga a.l
'Kosova po armatoset'/ Vuçiç paralajmëron: Po
Aleksandër Vuçiç

SERBI-  Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka folur për Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke thënë se ushtria e Kosovës po armatoset gjithnjë e më shumë. Në një intervistë për televizionin serb TV Pink, Vuçiç tha se FSK-ja po armatoset në rend të parë nga Turqia. 

“Turqit u dhanë automjete të blinduara shumë të fuqishme, mortaja, dronë, obusa, të gjitha këto janë gjëra që i ka FSK-ja. Duhet të kemi kujdes, dhe ne e dimë se çfarë po bëjmë. Ne duhet të kemi burime adekuate nëse populli ynë kërcënohet, duhet të reagojmë. Këto nuk janë histori dhe përralla, bota ka ndryshuar”, tha ai.

Ai tha se Serbia ka refuzuar të blejë armatim nga Turqia, pasi ata kanë furnizuar Prishtinën.

“Brenda 5 muajve do t’i marrim disa qindra deri në 1000 dronë kamikazë, të cilët i morëm në Lindjen e Mesme. Ne po i marrim për të penguar një agresor të mundshëm”, tha presidenti serb.

Megjithatë, Vuçiç tha se forca e ushtrisë serbe është më e madhe sesa ajo e ushtrisë së Kosovës. 

aleksander vucic

Sondazh

Poll