Bota

VIDEO- Filmohet peshkaqeni më i shpejtë në botë në Greqi, pamjet bëhen virale

Kjo specie mund të gjendet në shumë vende anembanë globit, por është bërë e rrezikuar dhe është parë në Mesdhe për herë të parë në një dekadë vitin e kaluar.

25 Qershor 2023, 09:29 Nga A.B
VIDEO- Filmohet peshkaqeni më i shpejtë në botë në
Peshkaqeni

GREQI- Një peshkatar ka parë peshkaqenin më të shpejtë në botë në brigjet e Zantes të Greqisë dhe arriti t’i kapte disa pamje të grabitqarit. Yiannis Gelados ishte në varkën e tij në Detin Jon kur pa një peshkaqen për herë të parë në ato ujëra, transmeton Telegrafi.

Ai në fakt nuk e dinte se ishte në të vërtetë peshkaqeni më i shpejtë në botë, një peshkaqen mako.

Kjo specie mund të gjendet në shumë vende anembanë globit, por është bërë e rrezikuar dhe është parë në Mesdhe për herë të parë në një dekadë vitin e kaluar.

Pamjet më poshtë janë bërë virale në rrjet./Dosja.al

peshkaqen

Sondazh

Poll