Sport

“Bombë në MLS!” Në Miami krijohet Barça dikurshme, Interi gati goditjen e tretë...

Pas transferimit të Leo Messit (36 vjeç), Inter Miami zyrtarizoi edhe transferimin e Sergio Busquets (34 vjeç), ish-koleg i argjentinasit te Barcelona. Priten të tjerë ish-lojtarë ‘blaugrana’

24 Qershor 2023, 17:41 Nga DOSJA
“Bombë në MLS!” Në Miami krijohet Barça

SHBA - David Beckham është gati të plotësojë të gjitha dëshirat e Leo Messit. Pas Sergio Busquets, po përgatitet edhe transferimi i Jordi Albas dhe paralelisht po punohet për një tjetër ish-lojtar nga Barcelona.

Andres Iniesta (39 vjeç) ka përfunduar kontratën me Vissel Kobe dhe do të largohet nga skuadra e tij në korrik dhe një destinacion i mundshëm mund të jetë Inter Miami, theksojnë spanjolët nga “Fichajes”, të cilët flasim për "bombën në MLS!".

Duke qenë se ish-kampioni i botës ka mbushur 39 vjeç, kjo mund të jetë “aventura” e tij e fundit në karrierën e tij futbollistike. Iniesta mund të joshet të pranojë një sfidë te Inter Miami, duke qenë se atje ai do të ribashkohej me ish-shokët e tij të skuadrës katalanase.

I rritur në Barcelonë, Andres Iniesta performoi për ekipin e parë të grupit katalanas midis viteve 2002 dhe 2018, pas së cilës pasoi transferimi te Vissel Kobe.

Nëse arrihet që edhe Andres Iniesta do t’i bashkohet futbollit amerikan të MLS-së, atëherë te skuadra Inter Miamit do të krijohet një koloni, apo filial i Barcelonës së famshme të pas viteve ‘2000.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll