Sport

Weah, zgjedhja e “Zonjës së Vjetër” për të zënë vendin e Cuadrados

Juventusi i ka thënë lamtumirë Juan Cuadrado, por tashmë ka gjetur një lojtar për të mbushur boshllëkun e tij, me mediat italiane që raportojnë se torinezët janë afër marrëveshjes me Lille, për të nënshkruar me Timothy Weah.

24 Qershor 2023, 15:09 Nga DOSJA

Weah, zgjedhja e “Zonjës së Vjetër” për të

ITALI - Juan Cuadrado i dha lamtumirën pas disa vitesh Juventusit, pasi tashmë ka mbushur 35 vjeç. Në këto kushte, skuadra e Massimo Allegrit prej disa kohësh është në treg për të gjetur zëvendësuesin e tij dhe duket se e kanë gjetur atë.

Ky është Timothy Weah (djali i legjendarit George Weah) sipas mediave italiane, me raportet e fundit për një marrëveshje të afërt prej 12 milionë eurosh të Juventusit për francezët e Lille, ku bardhezinjtë i ofrojnë lojtarit një bashkëpunim pesëvjeçar.

Weah, zgjedhja e “Zonjës së Vjetër” për të

Të njëjtat raporte theksojnë se Weah do të jetë në thelb pasardhësi i Cuadrados në skajin e djathtë të mesfushës së bardhezinjve, në formacionin 3-5, ndërsa nuk duhet përjashtuar ardhja e një lojtari më shumë në "Juventus Stadium" për të mbuluar krahun e djathtë të ekipit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 24 Qershor 2023, 13:20

Kovavic është tashmë në Manchester

ANGLI - City përgatitet t'i japë Guardiolës përforcimin e parë. Pas humbjes së Gündogan, zëvendësuesi i gjerma...