Sport

Koulibaly kalon testet mjekësore me klubin e ri

Mbrojtësi senegalez pritet të kryejë vizitat me skuadrën e Al Hilal-it dhe nëse çdo gjë do të shkojë sipas pritshmërive, atëherë do të firmosë kontratën me klubin e ri.

24 Qershor 2023, 15:13 Nga DOSJA
Koulibaly kalon testet mjekësore me klubin e ri

ARABI SAUDITE - Khalidou Koulibaly ka zbarkuar në Arabinë Saudite dhe është gati të nisë një aventurë të re. Mbrojtësi senegalez pritet të kryejë vizitat me skuadrën e Al Hilal-it dhe nëse çdo gjë do të shkojë sipas pritshmërive, atëherë do të firmosë kontratën me klubin e ri.

Koulibaly largohet kështu nga Chelsea pas vetëm një sezoni, ku nuk arriti të shfaqet në lartësinë e pritshmërive që ishin krijuar rreth tij, teksa duket se milionat arabe e kanë nxitur të pranojë ofertën e Al Hilal.

Nga ky operacion, Koulibaly pritet të përfitojë një pagë prej rreth 55 milionë eurosh për tre sezone, ndërsa Chelsea do të arkëtojë rreth 28 milionë euro për kartonin e tij, 12 më pak nga sa pagoi një vit më parë për ta marrë nga Napoli.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 24 Qershor 2023, 13:20

Kovavic është tashmë në Manchester

ANGLI - City përgatitet t'i japë Guardiolës përforcimin e parë. Pas humbjes së Gündogan, zëvendësuesi i gjerma...