Sport

Kampionia Luiza që nuk ndalon: “Pres garën e radhës të bëj edhe më mirë, pasi mendoj se nuk e kam arritur maksimumin”...

Dy garat e fundit në Krakov të Polonisë, me vendin e parë në 5000 m dhe 300 m/p e çuan atleten shqiptare në një nivel shumë të lartë europian, 11 fitore, një rekord i arritur prej saj që e bën të përflitet tashmë në arenën më të madhe të altetikës europiane.

24 Qershor 2023, 15:38 Nga DOSJA
Kampionia Luiza që nuk ndalon: “Pres garën e radhës të

TIRANE - Që Luiza Gega është gjithmonë mes të parëve, apo e para në thuajse çdo aktivitet ndërkombëtarë atletike, kjo duket se nuk përbën më shumë lajm. Megjithatë, dy garat e fundit në Krakov të Polonisë, me vendin e parë në 5.000 m dhe 3.000 m/p e çuan atleten shqiptare në një nivel shumë të lartë europian, 11 fitore, një rekord i arritur prej saj, që e bën të përflitet tashmë në arenën më të madhe të atletikës europiane. Në një intervistë për “Top Channel” ajo tregon se të gjitha këto arritje, veç kënaqësisë shpesh herë janë edhe një presion i shtuar.

“Ndjeja shumë presion doja të isha e sigurtë atje, sepse fokusi dhe vëmendja tani është më e madhe për paraqitjen time. Aktiviteti më i fundit më dha vërtetë shumë kënaqësi, sepse të lakohesh nga federata europiane nuk është e lehtë. Por pres aktivitetet e radhës që të bëj edhe më mirë, pasi mendoj që nuk e kam arritur maksimumin”.

Prej më shumë se 20 vite, që vetëm vrapon, dhe në nivele shumë të larta jo thjeshtë shëtitje, Luiza asnjëherë nuk kënaqet me veten.

“Do të luftoj fort për të marrë një medalje më të madhe, siç e kam marrë. Nuk bëj dot premtime, sepse sporti nuk ta lejon këtë gjë, pasi asnjëherë nuk i dihet se si mund të shkojë. Por shpresoj shumë të jem e shëndetshme, të mos kem dëmtime sepse fokusi dhe vullneti im nuk mungon. Të paktën deri për Lojërat Olimpike do të jetë mbi 100%, pastaj do të shikoj se çfarë mund të bëj”.

Prej më tepër e një dekadë, Luiza dhe Taulant Stërmasi, sot president i FSHA-së, kanë punuar së bashku për këto rezultate, por me marrjen e detyrës së re rreth një muaj më parë, Luiza stërvitet vetëm dhe me sa duket nuk do të ketë as trajner të huaj.

“Nuk e kam aq problem tani, pasi unë e di se ku duhet të shkoj tani. Menduam një herë që të mernim një trajner ndërkombëtarë, por po më shkon shumë mirë programi dhe nuk dua të rrezikoj, le të themi që të vazhdoj me një program tjetër, sepse secili trajner ka programin e tij, nuk e di as se si do të më reagojë trupi me një tjetër program, apo se sa kohë do të më duhet që unë t'i përshtatem programit të ri. Të paktën këtë vit nuk dua të rrezikoj”.

Kur përmend atletikën, të gjithë mendojnë Luizën, si ndihet ajo për këtë eklipsim me plot meritë të ‘mbretëreshës’ së sporteve në Shqipëri?

“Kjo është arsyeja që më vjen shumë mire, që ish-trajneri im tani është president dhe do ta ngrejë nivelin e atletikës. Kam vërtetë shumë dëshirë që në të ardhmen të thyhen rekordet e mia. Po të arrihen rezultate edhe më të larta, mua do të më bëhej qejfi, nuk e kam këtë pjesën e xhelozisë, apo të kërkoj vëmendje, unë nuk dua vëmendje, thjesht bëj me shumë pasion diçka që e dua shumë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 24 Qershor 2023, 13:20

Kovavic është tashmë në Manchester

ANGLI - City përgatitet t'i japë Guardiolës përforcimin e parë. Pas humbjes së Gündogan, zëvendësuesi i gjerma...