Sport

Duel i sheikëve! Man.City i ka vënë syrin titullarit të PSG-së dhe bën gati ofensivën...

Manchester City ka arritur një tripletë suksesi këtë sezon, por drejtuesit arabë të klubit po kërkojnë të forcojnë më tej skuadrën e Pep Guardiolës.

24 Qershor 2023, 17:21 Nga DOSJA
Duel i sheikëve! Man.City i ka vënë syrin titullarit të

ANGLI - Planet e drejtuesve në “Etihad Stadium” janë rinovimi i skuadrës dhe ndryshimi i brezave.  Kyle Walker mund të largohet këtë verë, sipas shtypit ndërkombëtar, me një shans të lartë për të nënshkruar me Bayern Munich. 

Pep Guardiola dëshiron të "perfeksionojë" makinën e tij, pasi arriti të fitojë titullin e Premier League, FA Cup dhe trofeun e shumë lakmuar të UEFA Champions League. Trajneri dëshiron që skuadra e tij të jetë të paktën sa më konkurruese sezonin e ardhshëm, ndaj ka plane të mëdha në tregun e transferimeve. Një nga objektivat është një lojtar i rëndësishëm nga Paris Saint-Germain, siç shkruan Marca.com. 

Burimi i cituar zbulon, se Manchester City ka vënë syrin te Achraf Hakimi (24), gjysmëfinalist i Botërorit në Katar, me kombëtaren marokene. Lojtari u transferua nga Paris Saint-Germain në korrik 2021, me francezët që paguan 68 milionë euro për transferimin e tij.

Marokeni ka një kontratë me PSG-në deri në qershor të vitit 2026, por City e sheh atë si zëvendësuesin perfekt të Kyle Walker, i cili mendohet se do të transferohet te Bayern Munich.  Ndonëse Hakimi ka një kontratë që mund ta vështirësojë largimin e tij, suksesi i “Qytetarëve” në sezonet e fundit mund të jetë një argument i qëndrueshëm për ta bindur marokenin. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll