Sport

Ibrahimovic në ringun MMA-së për “Bishën” çeçene: “Ujku nuk performon në cirk!”

Pasi sapo ka përfunduar karrierën e tij si futbollist profesionist, suedezi Zlatan Ibrahimovic ka gjetur një mënyrë të re për të qëndruar në stërvitje.

24 Qershor 2023, 15:52 Nga DOSJA

Ibrahimovic në ringun MMA-së për “Bishën”

SUEDI - Duke gjykuar nga fotografia që ka postuar suedezi, ai është në një marrëdhënie të shkëlqyer, me një nga luftëtarët më të mirë MMA në kategorinë e peshës së lehtë, Hamzat Chimaev.

Mundësi ka lindur në Çeçeni, ai është 29 vjeç dhe pseudonimi i tij është “Borz”, që do të thotë "ujk" në gjuhën çeçene.

Pas takimit në ring ku ka bërë edhe foto, suedezi i shquar i fushave të futbollit Ibrahimovic, duke ditur pseudonimin e mundësit çeçen, në një foto të postuar në rrjetet sociale, ka shkruar: “Ujku nuk performon në cirk!”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Zlatan Ibrahimović (@iamzlatanibrahimovic)

Vlerësimi i Zlatanit për çeçenin e ringut tetëkëndësh Hamzat Chimaev, i cili përfaqëson Suedinë, ku është shpallur edhe tri herë kampion i vendit nordik, është i dukshëm.

Nga ana e tij, Ibrahimović luajti ndeshjen e fundit të karrierës së tij më 24 mars, për 18 minuta për kombëtaren suedeze kundër Belgjikës. Për shkak të problemeve të dëmtimeve, ai nuk luajti shumë këtë sezon.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 24 Qershor 2023, 13:20

Kovavic është tashmë në Manchester

ANGLI - City përgatitet t'i japë Guardiolës përforcimin e parë. Pas humbjes së Gündogan, zëvendësuesi i gjerma...