Sport

Zbulohet edhe ëmbëlsira e preferuar e familjes së Leo Messit!

Kutia u prit nga Antonella, por Messi përshëndeti dërguesin, i cili kur mbërriti në dyqan po qante nga emocionet, se nuk mund ta besonte atë që i kishte ndodhur.

24 Qershor 2023, 14:00 Nga DOSJA

Zbulohet edhe ëmbëlsira e preferuar e familjes së Leo Messit!

ARGJENTINE - Lionel Messi së bashku me partneren e tij, Antonella Roccuzzo dhe tre djemtë e tyre po vazhdojnë pushimet në Argjentinë, përpara se të fluturojnë për në Miami, ku ylli argjentinas do të nisë ndeshjet në radhët e Inter Miamit. 

Leo jo vetëm nget biçikletë me familjen e tij, por ha edhe ëmbëlsira. Siç shkruajnë në Argjentinë, është “zbuluar” se cila është ëmbëlsira e preferuar e Messit. 

Janë koret. Janë loukumade në formë të zgjatur, që mund të gjenden në Spanjë, Portugali dhe sigurisht në Amerikën Latine. Ato hahen të spërkatura me sheqer, por mund t'i mbushni me shije të ndryshme. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Diario Olé (@diario.ole)

Lionel Messi porositi 42 copë nga një dyqan në Santa Fe. 24 kishin mbushje karamel, 12 ishin me krem ​​pastiçerie dhe 6 me Nutella. Në fakt, porosia u vonua për 45', pasi nuk e dinin se ajo ishte për Lionel Messin. 

Kutia u prit nga Antonella, por Messi përshëndeti dërguesin, i cili kur mbërriti në dyqan po qante nga emocionet se nuk mund ta besonte atë që i kishte ndodhur. Ai nuk ka mundur të bëjë një foto me Messin, por ajo që ka përjetuar do të mbetet gjithmonë e gdhendur në kujtesën e tij. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 24 Qershor 2023, 13:20

Kovavic është tashmë në Manchester

ANGLI - City përgatitet t'i japë Guardiolës përforcimin e parë. Pas humbjes së Gündogan, zëvendësuesi i gjerma...