Sport

Kovavic është tashmë në Manchester

Mesfushori kroat i ‘bluve’ të Londrës do të përforcojë Manchester Cityn këtë sezon

24 Qershor 2023, 13:20 Nga DOSJA
Kovavic është tashmë në Manchester

ANGLI - City përgatitet t'i japë Guardiolës përforcimin e parë. Pas humbjes së Gündogan, zëvendësuesi i gjermanit është që nga dje në Mançester: kroati Mateo Kovacic ka mbërritur për të kryer testet e zakonshme mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën. 

Mesfushori 29-vjeçar, ish-lojtar i Chelsea, do të kushtojë 25 milion £ (29.1 milion €), plus 5 milion £ (5.8 milion €) në varësi të golave.

Por ‘Qytetarët’ janë gjithashtu në garë për Declan Rice, mesfushorin anglez të West Ham, i cili është gjithashtu objektivi i Arsenalit dhe duhet të kushtojë më shumë se 100 milionë euro, pasi ‘Çekiçët’ tashmë kanë refuzuar disa oferta të kësaj shume. 

Mbrojtësi kroat Josko Gvardiol (RB Leipzig) është një tjetër nga prioritetet e Cityt.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll