Bota

Sulmohet me thikë ministri i sigurisë në Indonezi, merr dy plagë të rënda në stomak

11 Tetor 2019, 07:14 Nga DOSJA
Sulmohet me thikë ministri i sigurisë në Indonezi, merr dy

INDONEZI-Nga mediat e  huaja është mësuar se Ministri i Sigurisë në Idonezi është goditur rëndë me  thikë. Sipas policisë vendase thuhet se autori i dyshuar është  largua menjëherë nga vendngjarja.

Ndërsa pas ngjarjes së rëndë policia dyshon se personi që ka goditur me thikë ministrin ka  lidhje me Shtetin Islamik.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në momentin  kur ministri  po dilte nga makina, në provincën Banten. E ndërkohë  përmes kamerave të sigurisë në  zonën ku ndodhi sulmi është arritur të shikohet agresori.

Minsitri ka marrë dy plagë të thella në stomak,por është mësuar që është jashtë rrezikut për jetën.

Një oficer policie dhe dy persona të tjerë u plagosën, ndërsa dy të dyshuarit, një burrë dhe një grua, u arrestuan.

Ministri u dërgua me helikopter në spitalin e kryeqytetit Xhakartë. Ai është i vetëdijshëm, tha shefi i policisë Banten.

Policia tha që sulmuesi ishte ekspozuar ndaj “radikalizmit IS”, ndërsa shefi i Agjencisë së Inteligjencës Shtetërore Budi Gunawan u tha gazetarëve se besohej se të dyshuarit ishin pjesë e rrjetit Jamaah Ansharut Daulah (JAD), i cili është i lidhur me IS.

“Nga hetimi ynë paraprak, sulmuesit e dyshuar ishin të ekspozuar ndaj radikalizmit pasi objektivi i tyre është një burokrat publik dhe anëtar i policisë, të cilin ata e panë si armik”, tha Dedi Prasetyo, zëdhënësi i policisë kombëtare indoneziane, për BBC Indonesian. “Këto profesione kërcënojnë ekzistencën e tyre.”

 Burimi: BBC  

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota goditet me thike idonezi merr dy plage ministri i sigurisë shteti islamik goditet me thike idonezi merr dy plage ministri i sigurisë shteti islamik

Sondazh

Poll

Bota 11 Tetor 2019, 05:48

Serbi-Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në një intervistë për Opinion.al ka deklaruar për çështjen e dialogut me Kosovën, ku pritet të...