Art&Argëtim

Shqipëria zien nga reagimet kundër Nobelit, peticion kundër Handke: T’i anulohet çmimi

11 Tetor 2019, 11:31 Nga DOSJA
Shqipëria zien nga reagimet kundër Nobelit, peticion kundër

TIRANË- Ditën e djeshme, akademia prestigjioze e çmimeve Nobel ka ndarë çmimet Nobel në Letërsi për vitin 2018 dhe vitin 2019. Çmimi Nobel për dy vitet iu është dhënë dy lauretëve, Olga Tokarczuk dhe Peter Handke.

Marrja e çmimit nga Peter Handke, ka ngjallur shumë debate në Shqipëri e Kosovë, pasi shkrimtari njihej si një mbështetës i nacionalisizmit serb dhe adhurues e Sllobodan Millosheviçit. Aq larg ka shkuar “dashuria” e Handkes për Millosheviçin saqë e ka bërë yë mohojë edhe genocidin e ndodhur në Srebenicë.

Shumë politikanë, artistë e shkrimtatë kanë kërkuar nga akademia e Nobelit që të anulojë këtë çmim të dhënë për Handke, pasi është në kundërshtim me të drejtat e njeriut.

Sivjet u dhanë dy çmime “Nobel për Letërsi”, për vitin 2018 dhe 2019. Ky vendim u mor pasi që vitin e kaluar, për shkak të disa skandaleve brenda akademisë suedeze, ky çmim nuk u nda fare. Nobelisti i fundit i letërsisë është shkrimtari japonez Kazuo Ishiguro, i shpërblyer në vitin 2017.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture akademia e shkencave te shqiperise cmimi nobel ne letersi lulzim basha peter handke akademia e shkencave te shqiperise cmimi nobel ne letersi lulzim basha peter handke

Sondazh

Poll