Art&Argëtim

Mes sheikëve dhe futbollistëve në Dubai, ish-Miss-i shqiptar në hall: Vajzat e bukura vështirë të gjejnë burrin ideal

11 Tetor 2019, 11:13 Nga DOSJA
Mes sheikëve dhe futbollistëve në Dubai, ish-Miss-i shqiptar

TIRANË- Ish-Miss-i shqiptar, Nikita Preka, e cila është ka mbaruar studimet për ekonomi në Londër, tashmë ajo jeton dhe punon në vendet arabe.

Në një intervistë Preka ka treguar se është e punësuar  në një  kompani konstruksioni dhe investimesh në Dubai.

Nga  puna në këtë  fushë, ish-missi shqiptar ka zbuluar se atje takon shpesh herë  futbollistë të njohur, personazhe të famshëm, si dhe sheikë.

E pyetur në lidhje mem punën dhe njeërzit që ajo punon, Preka është shprehur se janë njerëz të respektuar dhe  mikpritës: Kam takuar sheikë në shumë vende, jo vetëm në Dubai. Janë njerëz të respektuar nga shoqëria dhe mikpritës.

“Jeta në Dubai është e bukur. Takon njerëz nga e gjithë bota, mund të bësh aktivitete të ndryshme, sporte të ndryshme e të tjera. Në marrëdhënie me meshkujt e ndiej veten mirë në çdo shtet që kam jetuar. Mendoj që meshkujt të trajtojnë siç i vendos femra vetë standardet. Kam takuar sheikë në shumë vende, jo vetëm në Dubai. Janë njerëz të respektuar nga shoqëria dhe mikpritës. Martesën nuk e mendoj, por ‘never say never’. Vajzat e bukura dhe të suksesshme që takoj e kanë të vështirë të gjejnë partnerin ideal, ngaqë ato kanë standarde të larta, ndërsa meshkujt nuk dinë se çfarë kërkojnë nga ana tjetër”.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz nikita preka sheike nikita preka sheike

Sondazh

Poll