Art&Argëtim

Bëri ‘lëmsh’ rrjetin, Auron Tare i jep vajzës “foton” e Lasgush Poradecit, kuratori i tregon të vërtetën (KOMENTET

11 Tetor 2019, 11:18 Nga DOSJA
Bëri ‘lëmsh’ rrjetin, Auron Tare i jep vajzës

TIRANË– Historiani shqiptar Auron Tare ka bërë “lëmsh” rrjetin me një foto që ai i ka dhuruar vajzës së poetit Lazgush Poradecit.

Tare ka marrë një foto nga fondi Marubi, duke menduar se në të është poeti me bashkëshorten e tij buzë liqenit dhe ia ka çuar të bijës, Maries.

E lumtur dhe falenderuese për foton e dhuruar, Maria e ka publikuar në Facebook, por vetëm për të marrë vesh të vërtetën.

“Të shtrenjtët e mi. Miku im Auron Tare e ka gjetur te fondi Marubi. Zot sa i madh je”, shkruan Marie Poradeci.

Në komentet poshtë fotos, ka ndërhyrë kuratori i ekspozitës Niko Kotherja i cili u shpreh se në foto është piktori Vangjush Mio me të shoqen Eleni, të kapur nga studio Sotir.

KOMENTET

Niko Kotherja:  Marie. Gabim në info. Në foto është piktori Vangjush Mio me të shoqen Eleni fotografuar në Pogradec nga “Sotir Studio”. Materiali gjendet në familjen e fotografit dhe është dërguar në Shkodër për ekspozitën fotografike të fotografëve të juglindjes. Të këtij momenti ka edhe një foto tjetër, i ka e bija e Vangjush Mios.

Auron Tare: Sipas Marubit është poeti Lasgush Poradeci më të shoqën. Është studio e Sotirit. Dmth sipas personave e shpjegonin ekspozitën. Mua mu bë shumë qejfi që ishte kjo foto e Lasgushit. sigurisht e nuk jam autoritet për të përcaktuar se kush është por mu tha nga Muzeu prandaj ja dërgova Maries.

Niko Kotherja: Unë jam ndihmës kuratori i ekspozitës prandaj e them me siguri dixhiturën e fotos, Auron. Në koleksion kam edhe një shkrepje tjetër të këtij  momenti.

Lasgush Poradeci ishte një poet lirik shqiptar, i cili veprën e tij ia kishte dedikuar vendlindjes së tij, qytetit të Elbasanit. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture lasgush poradeci niko kotherja lasgush poradeci niko kotherja

Sondazh

Poll