Art&Argëtim

“Adhurues i Millosheviçit”, mijëra qytetarë firmosin petecionin për revokimin e çmimit Nobel për shkrimtarin Handke

11 Tetor 2019, 10:48 Nga DOSJA
“Adhurues i Millosheviçit”, mijëra qytetarë

STOKHOLM- Kritikët e shkrimtarit Peter Handke, autori austriak i cili fitoi çmimin Nobel në Letërsi kanë ndërmarrë një peticion për revokimin e këtij çmimi.

Me anë të një përshkrimi është treguar motivi i këtij peticioni kundër mbështetësit të dikatorit Sllobodan Millosheviç. Peticioni deri më tani ka grumbulluar 12 mijë nënshkrime online.

 

 

Përshkrimi i peticionit:

Peter Hendke është një apolog për ‘kasapin e Ballkanit’ Slobodan Miloseviçin. Millosheviç është personi që ishte përgjegjës për vdekjen e qindra mijëra njerëzve të pafajshëm dhe dhjetëra mijëra grave dhe burrave të dhunuar gjatë luftërave që sollën shpërbërjen e Jugosllavisë.

Një person që mbron një përbindësh të tillë nuk meriton një njohje më të thjeshtë letrare, e lëre më një çmim Nobel. Le t’i dërgojmë një mesazh me zë të lartë dhe të qartë Komitetit të Çmimit Nobel, se ne nuk i dënojmë apologët shpërblyes të vrasësve masivë.

Ditën e djeshme akademia prestigjioze e çmimeve Nobel ka shpërndarë çmimet për Nobel në Letërsi për vitet 2018 dhe 2019. Çmimi Nobel për dy vitet u është dhënë dy lauretëve, Olga Tokarczuk dhe Peter Handke. Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2018 e ka fituar autorja polake, Olga Tokarczuk, ndërkohë çmimin Nobel për vitin 2019 e ka fituar autori austriak, Peter Handke.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture cmimi nobel për letersi peter handke peticion kunder nobelit cmimi nobel për letersi peter handke peticion kunder nobelit

Sondazh

Poll