Art&Argëtim

I dha fund konfliktit në Etiopi, kryeministri merr Nobelin për paqe, akademia pa koment për Greta Thunberg

11 Tetor 2019, 09:29 Nga DOSJA
I dha fund konfliktit në Etiopi, kryeministri merr Nobelin për paqe,

SUEDI– Kryeministri i Etiopisë,  Abiy Ahmed është fituesi i çmimit Nobel për paqen. Ai u nominuar pasi punoi për paqen në Etiopi dhe në rajonet Lindore dhe Verilindore të Afrikës.

Nobeli për Paqen iu dha Ahmedit për përpjekjet e tij për të arritur paqen dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, dhe veçanërisht për iniciativën e tij vendimtare për zgjidhjen e konfliktit të kufirit mes Etiopisë dhe Eritrean.

Por edhe pse fitues, kryeministri nuk është në dijeni të çmimit që ka fituar.

“Ne nuk kemi qenë në gjendje të kontaktojmë me Ahmedin. Nuk mund ta marr në telefon e ti them për çmimin. Nëse ai po na shikon tani, unë do të përcjella urimet e mia më të ngrohta,”-tha kryetari i  Akademisë.

Të pyetur për kandidaten tjerër, Greta Thunberg, asnjë prej anëtarëve të jurisë nuk ka pranuar që ta komentojë humbjen e saj. 

Prej disa ditësh në Suedi po zhvillohen ceremonitë për çmimet Nobel, dhe deri më tani janë shpërndarë vlerësimet në shkencë, në kimi dhe në letërsi. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture abiy ahmed cmimet nobel cmimi nobel per paqen suedi abiy ahmed cmimet nobel cmimi nobel per paqen suedi

Sondazh

Poll