Politike

'Basha na doli nga fjala'/ Korreshi: Na premtoi se nuk do kandidonte pa miratimin tonë

Korreshi tha se Basha doli nga fjala e tij, ndërsa shtoi se asnjë nga 3 ish-liderët demokratë nuk duhet të jenë pjesë e garës, pasi janë ata që e çuan Partinë Demokratike në këtë gjendje.

23 Qershor 2023, 18:11 Nga A.B
'Basha na doli nga fjala'/ Korreshi: Na premtoi se nuk do kandidonte
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka deklaruar se në një komunikim që ka pasur me deputetin Lulzim Basha, ky i fundit i kishte bërë të ditur se nuk do të kandidojë në garën për kryetar.

Në një lidhje për 'Ora News', Korreshi tha se Basha doli nga fjala e tij, ndërsa shtoi se asnjë nga 3 ish-liderët demokratë nuk duhet të jenë pjesë e garës, pasi janë ata që e çuan Partinë Demokratike në këtë gjendje.

"Unë, Dash Sula dhe Agalliu folëm me Bashën dhe ai na tha që unë nuk dorëzojë kandidaturën për tu bërë kryetar pa mbështetjen tuaj. Në fakt bëri të kundërtën. Unë vazhdoj të mbaj të njëjtin qëndrim që PD nuk duhet të ketë kryetar, ish-kryetarët e saj Berishën, Alibeaj dhe Bashën, sepse konflikti është krijuar prej këtyre emrave", tha ai.

saimir korreshi

Sondazh

Poll