Politike

Tensione gjatë konstituimit të Këshillit Bashkiak të Korçës, “Bashkë Fitojmë” braktis mbledhjen

Zgjedhja e drejtuesve të rinj dhe betimi i kryetarit Sotiraq Filo u shoqërua me tensione, pasi këshilltarët e “Bashkë Fitojmë” braktisën mbledhjen pak pas numërimit të votave për nënkryetarët. 

23 Qershor 2023, 16:42 Nga A.B
Tensione gjatë konstituimit të Këshillit Bashkiak të
Anetaret e keshillit

KORÇË- Tensione gjatë konstituimit të Këshillit të ri Bashkiak të Korçës. Zgjedhja e drejtuesve të rinj dhe betimi i kryetarit Sotiraq Filo u shoqërua me tensione, pasi këshilltarët e “Bashkë Fitojmë” braktisën mbledhjen pak pas numërimit të votave për nënkryetarët. 

Ana Verushi u zgjodh kryetare e këshillit bashkiak të Korçës me 33 vota e më pas vijoi rendi i ditës për zgjedhjen e nënkryetarëve, por Këshilltarët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” braktisën mbledhjen e Këshillit Bashkiak fill pas numërimit të votave të tre nënkryetarëve të këtij këshilli.

Sipas Devis Osmanit, kryetar i Degës së Partisë Demokratike Korçë në procesin e votimit është shkelur konsensusi nga ana e Partisë Socialiste pasi sipas tij me rregullore të këtij këshilli njëri nga nënkryetarët i takon koalicionit apo partisë më të madhe të opozitës në këtë këshill.

Kandidatja e PD zyrtare ka marrë 27 vota duke u votuar në masë nga këshilltarët e majtë dhe aleatët e tyre. Nga 41 këshilltarë, 23 janë të Partisë Socialiste, 9 të “Bashkë Fitojmë”, 2 të Partisë Agrare, 2 të Partisë Demokratike dhe nga një një këshilltar ka PSD, PR, AK, Nisma Thurje dhe një i pavarur./Dosja.al

bashke fitojme ana verushi

Sondazh

Poll