Aktualitet

Elbasan, 20-vjeçari dyshohet se përplasi të miturin me makinë, transportohet në spital

Fatmirësisht 9-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

23 Qershor 2023, 13:28 Nga k.m.
Elbasan, 20-vjeçari dyshohet se përplasi të miturin me
Foto ilustruese

ELBASAN- Policia e Elbasanit ka bërë me dije se një 20-vjeçar, i identifikuar me inicialet F.M., dyshohet se ka përplasur një të mitur.

Fatmirësisht 9-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

“Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. M., 20 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një shtetas të mitur 9 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

elbasan

Sondazh

Poll