Aktualitet

Peqin/ E zuri poshtë zetori teksa punonte tokën, humb jetën 20-vjeçari

I riu ka qenë duke punuar tokën me zetor kur ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përmbysur. Për pasojë, 20 vjeçari ka marrë dëmtime të shumta dhe ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje.

23 Qershor 2023, 13:27 Nga k.m.
Peqin/ E zuri poshtë zetori teksa punonte tokën, humb jetën
Foto ilustruese

PEQIN- Një aksident është shënuar ditën e djeshme në Peqin me pasojë vdekjen e një 20 vjeçari.

I riu ka qenë duke punuar tokën me zetor kur ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përmbysur. Për pasojë, 20 vjeçari ka marrë dëmtime të shumta dhe ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çengelaj.

"Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Çengelaj, Peqin, shtetasi D. H., 20 vjeç, banues në Peqin, duke punuar tokën, me mjet zetor, ka humbur kontrollin dhe mjeti është përmbysur. Për pasojë, 20-vjeçari është dëmtuar dhe ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje,"-thuhet në njoftimin e Policisë.

peqin

Sondazh

Poll