Politike

Pas më shumë se 5 orësh, Ahmetaj del nga SPAK: Sqarova pozicionin tim, do vij sa herë të jetë nevoja!

I pyetur nëse do kthehet sërish në SPAK, ai tha se do të shkojë sa herë të jetë nevoja.

22 Qershor 2023, 17:38 Nga A.B
Pas më shumë se 5 orësh, Ahmetaj del nga SPAK: Sqarova pozicionin
Arben Ahmetaj

TIRANË- Merr fund marrja në pyetje e ish-ministrit Arben Ahmetaj. Pas më shumë se 6 orësh, Ahmetaj doli nga institucioni i SPAK. Për gazetarët nuk foli gjatë, thjesht tha se sqaroi pozicionin e tij.

I pyetur nëse do kthehet sërish në SPAK, ai tha se do të shkojë sa herë të jetë nevoja.

'Sqaruam pozicionin. faleminderit'

Pyetja- I druheni arrestimit?

Ahmetaj: Faleminderit

Pyetja- Do vini sërish?

Ahmetaj- Të jeni mirë të gjithë. Sa herë të duhet.

Ahmetaj u thirr në SPAK në kuadër të hetimeve që po kryen Prokuroria e Posaçme ndaj këtij të fundit për 4 akuza, për shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash dhe përfitime të paligjshme./Dosja.al

arben ahmetaj

Sondazh

Poll