Bota

Takimi me Borrell në Bruksel/ Kurti: Vuçiç-i nuk pranoi takim trilateral

Në një postim në Twitter, Kurti shprehet se në takimin zyrtar i raportoi Përfaqësuesit të Lartë Josep Borrell dhe emisarit Miroslav Lajçak lidhur me rrëmbimin e 3 policëve dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja e zbatimit të plotë të Marrëveshjes Themelore. 

23 Qershor 2023, 12:10 Nga a.l
Takimi me Borrell në Bruksel/ Kurti: Vuçiç-i nuk pranoi takim
Takimi në Bruksel

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti deklaron se takimi me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Bruksel ditën e djeshme nuk u zhvillua pasi ky i fundit refuzoi. Në një postim në Twitter, Kurti shprehet se në takimin zyrtar i raportoi Përfaqësuesit të Lartë Josep Borrell dhe emisarit Miroslav Lajçak lidhur me rrëmbimin e 3 policëve dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja e zbatimit të plotë të Marrëveshjes Themelore. 

“U takova me Përfaqësuein e Lartë Josep Borrell dhe emisarin Miroslav Lajçak, por pa presidentin e Serbisë, i cili refuzoi të marrë pjesë. Unë dhashë dëshmi për rrëmbimin e 3 policëve tanë – të mbajtur për më shumë se një javë – dhe diskutova de-përshkallëzimin, zgjedhjet e reja dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes Themelore”, tha Kurti.

Pas takimeve, Borrell ka dalë në një konferencë për mediat ku tregoi për diskutimet me liderët. Ai i kërkoi presidentit Vuçiç që t'u bëjë thirrje protestuesve që të tërhiqen nga selitë komunale. Ndërsa kryeministrit Kurti, i kërkoi të shpallë zgjedhjet e reja për kryetarët e komunave. 

albin kurti

Sondazh

Poll