Bota

Tensionet në veri, Borrell u raporton ministrave të Jashtëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ministrat e Jashtëm do të zhvillojnë një debat për diplomacinë digjitale dhe pritet të miratojë konkluzionet për këtë çështje.

23 Qershor 2023, 10:08 Nga I.A
Tensionet në veri, Borrell u raporton ministrave të Jashtëm
Josep Borrell

BRUKSEL- Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të takohen të hënën, ndërkaq në agjendë do të jetë edhe dialogu Kosovë-Serbi. Ministrat e Jashtëm do të zhvillojnë një debat për diplomacinë digjitale dhe pritet të miratojë konkluzionet për këtë çështje.  Ndërkaq, të enjten edhe shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell ka bërë të ditur se të hënën do tu raportojë ministrave të Jashtëm të BE-së lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

“Së fundi, sipas çështjeve aktuale, Këshilli mund të informohet për Tunizinë, Armeninë dhe Azerbajxhanin, si dhe për dialogun Beograd-Prishtinë”, thuhet në njoftim.

josep borrell tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll