Bota

'ROV' pajisja robotike që gjeti rrënojat e nëndetëses 'Titan' (FOTO)

Pajisja robotike arriti të gjente ditën e djeshme në fundin e oqeanit pranë rrënojave të Titanikut vetëm një grumbull mbetjesh nga nëndetësja.

23 Qershor 2023, 09:43 Nga a.l
'ROV' pajisja robotike që gjeti rrënojat e
ROV

SHBA- ROV e 'Horizon Arctic' ishte mjeti që u përdor për të gjetur nëndetësen 'Titan' e zhdukur prej 3 ditës në Oqeanin Atlantik së bashku me 5 turistët, por pas sukes. Pajisja robotike arriti të gjente ditën e djeshme në fundin e oqeanit pranë rrënojave të Titanikut vetëm një grumbull mbetjesh nga nëndetësja, shkruajnë mediat e huaja. 

Nëndetësja Titan, e cila operohet nga kompania private amerikane “OceanGate Expeditions”, u zhyt të dielën në orën 8 të mëngjesit në afërsi të brigjeve kanadeze. Ajo humbi kontaktin me anijen që e shoqëronte, në përfundim të asaj që duhej të kishte qenë një zhytje dy-orëshe në pjesën veriore të oqeanit Atlantik, për të parë rrënojat e Titanikut, që u fundos në vitin 1912. Sipas kompanisë, nëndetësja kishte 96 orë oksigjen e cila përfundoi ditën e enjte datë 22 qershor. Të pesë personat në bord besohet të kenë vdekur.  

anija titan

Sondazh

Poll