Bota

Tezja e 19-vjeçarit, viktimës së 'Titan': Ishte i tmerruar, nuk donte të shkonte! Babai i tij e bindi

Adoleshenti vendosi të udhëtonte për ditëlindjen e babait të tij pa e menduar dy herë. 

23 Qershor 2023, 10:30 Nga a.l
Tezja e 19-vjeçarit, viktimës së 'Titan': Ishte i
Turisti i 'Titan'

SHBA- Në ditët para se nëndetësja Titaniku të zhdukej në Oqeanin Atlantik, pasagjeri më i ri, një student 19-vjeçar që shoqëronte babanë e tij në ekspeditë, hezitoi të shkonte në thellësitë e detit drejt rrënojave të Titanikut, sepse ai ishte “i frikësuar”. Megjithatë, ai pranoi udhëtimin për të kënaqur babain e tij aventurier, tha tezja e të riut që u shpall i vdekur mbrëmë, si dhe katër pasagjerët e tjerë dhe anëtarët e ekuipazhit.

Azmeh Dawood, motra më e madhe e biznesmenit pakistanez Shahzad Dawood tha se nipi i saj Sulaiman, 19 vjeç, kishte informuar një të afërm se ai nuk ishte në gjendje për udhëtimin me nëndetëse dhe ndihej e tmerruar për ekspeditën në Titanik. 

Adoleshenti vendosi të udhëtonte për babain e tij pa e menduar dy herë, shkruan CNN. 

"Po mendoja për Sulejmanin, i cili është 19 vjeç dhe brenda mund t'i ngecë fryma", tha Azmeh Dawood në një intervistë telefonike nga shtëpia në Amsterdam që ndan me burrin e saj Jonathan.

Azmeh Dawood u trondit kur Ocean Gate, kompania që qëndron pas ekspeditës Titan, konfirmoi se pesë pasagjerët në bord kishin vdekur. Roja Bregdetare e SHBA tha se mbetjet në zonën e kërkimit ishin në përputhje me një shpërthim katastrofik. 

anija titan azmeh dawood

Sondazh

Poll