Bota

DETAJE nga arrestimi i 'Rusit' në Kosovë, punonte në lavazh makinash

Protestuesit serbë përdorën lëndë plasëse, ndërsa policia e Kosovës përpiqej t'i neutralizonte, situata ka dalë jashtë kontrollit. 

23 Qershor 2023, 11:37 Nga a.l
DETAJE nga arrestimi i 'Rusit' në Kosovë, punonte në
Foto ilustruese

KOSOVË-  Detaje nga arrestimi i serbit me iniciale N.O., i dyshuari kryesor për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it më 29 maj. Policia njofton se N.O., është rezident në Veri të Mitrovicës. Ndërsa mediat kosovare raportojnë se ai është kapur në një biznes lavazh makinash, ku mësohet se punonte. 

 “Si rezultat i punës dhe hetimeve intensive të realizuara nga Policia e Kosovës, sot në orët e paradites është arrestuar i dyshuari mashkull serb N. O., me vendbanim në Mitrovicë Veri, i njohur me nofkat “Nemac” dhe “Rusi”, si i dyshuar për përfshirje në rast të sulmit dhe rrezikimit të personave nën mbrojtje ndërkombëtare – KFOR-it”, thuhet në njoftim e Policisë.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e ka identifikuar të arrestuarin si Nenad O. Në protestën e 29 majit ngelën të plagosur rreth 30 ushtarë të KFOR-it. Protestuesit serbë përdorën lëndë plasëse, ndërsa policia e Kosovës përpiqej t'i neutralizonte, situata ka dalë jashtë kontrollit. 

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll