Bota

'Për rimëkëmbjen nga LUFTA'/ Banka botërore ofron 1.75 miliardë dollarë shtesë për Ukrainën

Projekti PEACE u lançua në qershor 2022, kombinon huatë dhe grante nga Banka Botërore dhe partnerë të tjerë zhvillimi, dhe aktualisht arrin në 19,745 miliardë dollarë. 

23 Qershor 2023, 08:08 Nga a.l
'Për rimëkëmbjen nga LUFTA'/ Banka botërore ofron
Banka botërore

Banka Botërore dhe donatorët kanë ofruar 1.75 miliardë dollarë shtesë për Ukrainën në përpjekjeje për rimëkëmbjen e vendit nga lufta. Paketa mbështetëse është pjesë e projektit të Bankës Botërore për Shpenzimet Publike për Qëndrueshmërinë e Kapacitetit Administrativ në Ukrainë (PEACE), shkruajnë mediat e huaja. 

"Tani në vitin e tij të dytë, pushtimi rus i Ukrainës vazhdon të shkaktojë vuajtje të jashtëzakonshme njerëzore dhe ekonomike. Së bashku me partnerët tanë, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë popullit ukrainas, duke i mbështetur ata me të gjitha instrumentet dhe këshillat tona financiare," tha Anna Bjerde, Drejtoreshë Menaxhues i Bankës Botërore.

Projekti PEACE u lançua në qershor 2022, kombinon huatë dhe grante nga Banka Botërore dhe partnerë të tjerë zhvillimi, dhe aktualisht arrin në 19,745 miliardë dollarë. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll