Bota

Stoltenberg: NATO dhe BE po punojnë për uljen e tensioneve në Veri

Sipas tij, ky është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë, dhe stabilitetin në rajon.

22 Qershor 2023, 21:53 Nga a.l
Stoltenberg: NATO dhe BE po punojnë për uljen e tensioneve në
Jens Stoltenberg

Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg ka folur për situatën në veri të Kosovës. Gjatë një takimi në selinë e NATO-s me presidentin e ri të Malit të Zi, Jakov Millatoviç, Stoltenberg tha se NATO dhe Bashkimi Evropian po punojnë ngushtë për të ulur tensionet dhe për të gjetur një zgjidhje paqësore. Ai gjithashtu i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë për depërshkallëzim të situatës dhe kthim të menjëhershëm në procesin e dialogut. Sipas tij, ky është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë, dhe stabilitetin në rajon.

“Mendoj se situata në Kosovë dhe gjithashtu prania e NATO-s, tregon se si NATO dhe Bashkimi Evropian punojnë ngushtë së bashku në gjetjen e një rruge përpara për të ulur tensionet dhe për të gjetur një zgjidhje paqësore, sepse NATO ka prezencën apo paqeruajtësit në Kosovë në forcat e KFOR-it, ne kemi shpallur mandatin e OKB-së dhe natyrisht i qëndrojmë besnik mandatit të OKB-së. Ne kemi rritur gjithashtu praninë tonë të trupave të KFOR-it në Kosovë si reflektim i tensioneve të rritura që kemi parë gjatë javëve të fundit, dhe ajo që NATO bën në Kosovë është e paanshme”, ka thënë ai.

Stoltenberg tha se pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, NATO ka shtuar praninë e saj dhe përmes misionit të saj paqeruajtës në Kosovë, KFOR, angazhohet për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë.

jens stoltenberg tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll