Bota

Opozita refuzoi ftesën/ Vetëm Haradinaj pranoi takimin me Osmanin, kreu i AAK-së: Shpreha shqetësimin për humbjen e besimit të aleatëve

Ai ka thënë së AAK-ja i ka mbështetur marrëvëshjet e arritura. Ndërsa ka shtuar se ruajtja e shtetësisë pa aleatët është e pamundur.

22 Qershor 2023, 21:37 Nga a.l
Opozita refuzoi ftesën/ Vetëm Haradinaj pranoi takimin me Osmanin,
Ramush Haradinaj

KOSOVË- Dy partitë e mëdha opozitare Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë refuzuar ftesën e Presidentes Vjosa Osmani për takime të ndara me liderët politikë të partive parlamentare për të diskutuar për situatën në Veri. I vetmi që ka pranuar të takohet me presidenten ishte Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Haradinaj bën më dije se ka kërkuar nga Vjosa Osmani që të veprojnë ndaj situatës së krijuar në Veriun e Kosovës. Ai ka thënë së AAK-ja i ka mbështetur marrëvëshjet e arritura. Ndërsa ka shtuar se ruajtja e shtetësisë pa aleatët është e pamundur.

“Biseda ishte e hapur, unë i shpreha shqetësimet e mia për situatën në veri dhe humbjen e besimit të partnerëve tanë e ndëshkimet si dhe vështirësitë që do t`i kemi nëse nuk dali nga kjo gjendje. Unë i kërkova presidentes që të veprojë me mandatin e saj dhe me kompetencat që i ka që të kthej besimin me aleatët tonë që të ndalen ndëshkimet dhe të ndodhë deskalim i situatës e t`i kthehemi dialogut dhe të arriturave të tij. AAK i ka përkrah marrëveshjet e arritura edhe pse në kuadër të tyre ka obligime të dhimbshme. Ne jemi të vetëdijshëm se ruajtja e shtetësisë është e pamundur pa aleatët e tonë”, ka deklaruar Haradinaj. 

Pas situatës së krijuar në vëri prësidëntja Osmani pothuajsë ka hëshur tërësisht për mëdiat në Kosovë. Në një prononcim për mëdia në Gjërmani ajo ka thënë së është koha që të ulëmi të bisëdojmë më SHBA-në dhë Bë-në për të gjëtur një zgjidhjë.

ramush haradinaj

Sondazh

Poll