Bota

Aksidentohet autobusi me pasagjerë në Tanzani, 5 të vdekur, 49 të plagosur

Ngjarja ka ndodhur në rajonin e malësive jugore të Njombe. 

23 Qershor 2023, 07:57 Nga a.l
Aksidentohet autobusi me pasagjerë në Tanzani, 5 të vdekur, 49
Aksident në Tanzani

TANZANI- Një aksident i rëndëështë raportuar në Tanzani. Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur ditën e mërkurë, ku një autobus me pasagjerë ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës. Ngjarja ka ndodhur në rajonin e malësive jugore të Njombe. 

Pesë persona kanë humbur jetën ndërsa 49 të tjerë kanë mbetur të plagosur. John Imori, komandanti i policisë rajonale Njombe, tha se autobusi që udhëtonte nga qyteti port i Dar es Salaam për në rajonin Rukëa përfundoi në grykën e një mali, pasi shoferi parakaloi një kamion.

"Shoferi i autobusit tentoi të parakalonte kamionin por nuk ia doli dot dhe autobusi u zhyt në grykë pasi shmangu përplasjen kokë më kokë me një veturë tjetër”, tha Imori.

Ai tha se aksidenti ndodhi rreth orës 14:30 me orën lokale, në repartin Igando në distriktin ëanging'ombe. 

aksident ne tanzani

Sondazh

Poll