22 Qershor 2023, 16:11
Nga m.s
Ilir Meta
TIRANE- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar lidhur me pr/ligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor. Ai tha në një deklaratë për mediat se legalizimi i kanabisit është vetë legalizimi i narkoshtetit dhe i hap rrugë narkotrafikut. Meta theksoi se legalizimi i kanabisit, ka pasoja shkatërimtare. Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u shpreh se kundër vendimit të qeverisë për projektligjin për miratimin e kanabisit. Sipas kreut të PL, institucionet kanë dështuar në luftën kundër trafikut të narkotikëve.
Këshilli i Ministrave miratoi ditë më parë projektligjin për legalizimin e kanabisit për përdorim mjekësor.
"Narkoqeveria e Edi Ramës, ka shënuar kapjen përfundimtare të saj nga narkotrafikantët, me miratimin e projektligjit për legalizimin e kanabisit gjoja për prodhime mjekësore dhe industriale. Ky projektligj, miratohet në një moment kur situata lidhur me trafikun e drogës është më e rëndë se kurrë ndonjëherë në Shqipëri. Kjo, provohet në raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit por dhe ato të Bashkimit Europian. Situata është kaq e rëndë dhe ku qeveria e policia janë të kapur kokë e këmbë nga trafikantët saqë ka detyruar DEA-n amerikane të hapë një linjë komunikimi të drejtëpërdrejtë me qytetarët për denoncimin e trafikut të drogës, për shkak të dështimit total të shtetit në luftën kundër saj. Akoma më e rëndë bëhet situata kur përfaqësues të Bashkimit Europian në Tiranë konfirmojnë zyrtarisht që qeveria nuk pa pasur asnjë komunikim me ta për një ligj të tillë, kaq problematik, ndërkohë që Shqipëria ka hapur formalisht negocitat për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Projektligji, është legalizimi de fakto i trafikut të drogës në Shqipëri sepse dihet botërisht që kanabisi mjekësor ka përdorim shumë të kufizuar dhe vetëm eksperimental dhe Shqipëria dihet që nuk ka kapacitete eksperimentale dhe përpunuese dhe vetë tregu botëror është shumë shumë i kufizuar. Alibia e përfitimit ekonomik bie pasi përfitimet janë thuajse zero gjë që u provua edhe në Maqedoninë e Veriut ku kjo nismë degradoi.
Legalizimi i kanabisit nga Rama ka pasoja shkatërrimtare veçanërisht për të rinjtë sepse ky ligj do të shumëfishojë përdorimin e drogave në tërësi.
Pasoja kryesore është krijimi i varësisë nga droga dhe problemet e rënda fizike, mendore, morale si pasojë e saj. Kanabisi është një shpërthyes i skizofrenisë. Kanabisiu është një drogë, prekursor për përdorimin e drogave të forta.
Të mos harrojmë që Departamenti Amerikan i Shtetit në raportet e tij ka qenë asgjësues lidhur me gjendjen e trafikut të drogës në Shqipëri ku ai thotë:
“Shqipëria mbetet e pambrojtur ndaj Pastrimit të Parave për shkak të korrupsionit, pranisë së rrjeteve të krimit të organizuar dhe boshllëqeve në legjislacion dhe mbikëqyrje”.
“Kanabisi shqiptar dërgohet në Turqi dhe këmbehet me heroinë dhe kokainë, të cilat kontrabandohen nëpër Evropë nga trafikantët kombëtarë shqiptarë” Trafikantet shqiptare: “Luajnë një rol të madh në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe rrjetet e krimit të organizuar”.
Shqipëria konsiderohet si “një element kyç i rrugës ballkanike të trafikut të drogës në Evropën Perëndimore dhe në Mbretërinë e Bashkuar”,
“Grupet shqiptare të krimit të organizuar janë të pranishme në Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe dhe në të gjithë Evropën, si dhe në Amerikën e Jugut, duke përfshirë Ekuadorin, Kolumbinë dhe Perunë”.
Grupet shqiptare vlerësohet të kenë shtrirë praninë e tyre në të gjitha hallkat e trafikut që nga blerja, transporti, shpërndarja deri te zinxhiri i shitjeve në Evropë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.
Pra, është shumë e qartë që legalizimi i drogës nga Rama dhe qeveria e tij është legalizimi i narkoshtetit që blen zgjedhjet, shpopullon Shqipërinë duke larguar qindra mijëra shqiptarë dhe i hap narkotrafikut autostrada pa fre dhe pa kontroll dhe i krijon mundësinë ta shndërrojë Shqipërinë në bazën më të madhe të narkotrafikut në Europë. Asnjë qytetar nuk mund të jetë i qetë në familjen e tij, e cila do të goditet në një mënyrë apo në një tjetër nga legalizimi drogës pasi ky është një akt kriminal me pasoja të shumëanshme, familjarë shëndetësore dhe shoqërore. Tërheqja dhe kthimi mbrapsh i këtij ligji është hapi i vetëm që mund të ndërmarrë qeveria për të ndalur këtë murtajë të drogës që ka pllakosur vendin, që ka shkatërruar imazhin e tij që ka larguar investimet dhe që ka shtuar pasigurinë në vend".
ilir meta
Politike
22 Qershor 2023, 15:04
k.m.
Dashnor Sula
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka folur për gjendjen e PD-së. Në një intervistë q&eum...
Politike
22 Qershor 2023, 14:58
k.m.
Bledjon Nallbati
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në PD-në e v...
Politike
22 Qershor 2023, 14:49
k.m.
Ferdinand Xhaferraj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj ka komentuar situatën në Partinë Demokratike dhe ...
Politike
22 Qershor 2023, 14:19
A.B
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla vijoi me akuza në seancën e somte ndaj kryedemokrat...
Politike
22 Qershor 2023, 14:20
I.A
Sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kërkuar nga ish-ambasadorja amerikane Yuri Kim duhet tu kërkojë...
Politike
22 Qershor 2023, 14:17
I.A
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka deklaruar se tokat bujqësore të cilat janë të ndara ...
Politike
22 Qershor 2023, 14:06
I.A
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka dalë hapur kundër procesit për zgjedhjen e kreut të ri të P...
Politike
22 Qershor 2023, 13:58
I.A
Jorida Tabaku
TIRANË- Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka shprehur rezerva për sektorin e prokurimeve publike, që sipas saj nuk ka transpar...
Politike
22 Qershor 2023, 13:52
I.A
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është përplasur në distanc&eum...
Politike
22 Qershor 2023, 13:42
I.A
Taulant Balla
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla ka pranuar se PS-ja nuk e ka kuorumin e duhur p...