Sport

Zbulohet biseda emocionuese e Guardiolës me De Bruyne, pas fitimit të Champions League: “E bëmë Kev! Tani e kemi!”

Pep Guardiola dhe Kevin De Bruyne pas triumfit të tyre në Champions League patën një shkëmbim të nxehtë që është bërë virale në mediat sociale.

22 Qershor 2023, 17:47 Nga DOSJA
Zbulohet biseda emocionuese e Guardiolës me De Bruyne, pas fitimit të

ANGLI - Tifozëve të Manchester Cityt u pëlqeu shkëmbimi emocional mes Pep Guardiolës dhe Kevin De Bruyne, pas triumfit të tyre në Champions League. 

“Qytetarët” fituan kupën me veshë të mëdhenj dhe përpjekja e trajnerit katalanas për të fituar trofeun, që kur iu bashkua klubit në vitin 2016, ka marrë fund. Përpjekja e “sky-blu” të Mançesterit doli të ishte një udhëtim emocionues. 

Këto ditë është zbuluar edhe dialogu emocional i 52-vjeçarit katalanas me yllin belg pas bilbilit të fundit, të fiksuar në faqen zyrtare të Cityt. Lojtari i kombëtares belge falënderoi Guardiolën, i cili tha: “Ne ia dolëm. Ne e bëmë atë. Shtatë vite luftime, ia dolëm. E bëmë, Kev! Tani e kemi!'

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll