Sport

Taylor Swift, përuron “Bernabeun” e ri 1 miliard euro, me koncertin e saj!

Artistja e njohur njoftoi se më 30/5/2024 do të këndojë në stadiumin e ri të Real Madridit

22 Qershor 2023, 17:45 Nga DOSJA
Taylor Swift, përuron “Bernabeun” e ri 1 miliard euro, me

SPANJE - Reali rikthehet në vitin 2024 në “Santiago Bernabeu” e ri dhe tashmë ka nisur planifikimi për eventet që do të priten në stadiumin e Madridit.

Stadiumi i tyre i ri kushtoi 1 miliard euro dhe Real Madridi dëshiron ta shfrytëzojë sa më shumë atë për të gjeneruar të ardhura dhe për të paguar. Me rritjen e kapacitetit të tij nga 81,000 në 84,000, vlerësohet se stadiumi do të jetë në gjendje të strehojë 65,000 njerëz për koncerte. 

Tashmë është paralajmëruar koncerti i Taylor Swift, i cili do të zhvillohet në “Bernabeu” të ri më 30.5.2024 dhe do ta inaugurojë në thelb atë. 

Koncerti i fundit i madh rock në stadiumin e Realit ishte ai i Bruce Springsteen në vitin 2016. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll