Sport

"A është Novak Djokovic më i miri i të gjitha kohërave? Nuk mund ta themi këtë, ndërsa Rafael Nadal është ende duke luajtur"

Roger Federer u nderua në turneun në Halle të Gjermanisë, ku iu kërkua t'i përgjigjej pyetjes për lojtarin më të madh të të gjitha kohërave.

22 Qershor 2023, 17:31 Nga DOSJA
"A është Novak Djokovic më i miri i të gjitha

GJERMANI - Për shumë vite Roger Federer konsiderohej si më i madhi, i padiskutueshëm i të gjitha kohërave në tenis, por vitet e fundit gjërat kanë ndryshuar, me Djokoviç dhe Nadal që e çuan "garën" për shumicën e titujve të Grand Slam-it në një nivel tjetër. 

Djokoviç së fundmi e ka kaluar Nadalin me 23 deri në 22 tituj kryesorë dhe duke qenë se është përpara spanjolit edhe në pjesën tjetër të rekordeve kryesore, ai konsiderohet si ‘dhi’ i ri, të paktën nga shifrat.

Federer, i cili ishte në Halle dhe i nderuar për 10 titujt e tij në ‘Terra Wortmann Open’, u pyet për çështjen e ‘GOAT’-it dhe shmangu zgjedhjen midis të dyve, duke sjellë gjithashtu arritjet e legjendave të së kaluarës së sportit, me të cilët padyshim nuk është lehtë për t'u krahasuar.

"A është më mirë të fitosh “Wimbledon” në moshën 17-vjeçare siç bëri Boris (Becker) apo të fitosh “Roland Garros” në 36 si Novak (Djokovic)? Nuk e di. Ajo që ai ka arritur është e mrekullueshme, por mendoj për aq kohë sa vazhdon të luajë edhe Rafa (Nadal), nuk mund të përgjigjemi”, tha 41-vjeçari zviceran.

Federer iu përgjigj edhe pyetjeve të tjera interesante, si për shembull nëse ai luan tenis këto ditë: "Unë luaj vetëm me fëmijët e mi. Nuk kam rezervuar kurrë për të luajtur në fushë me miqtë, por shpesh jam në fushë me fëmijët, më pëlqen të luaj me ta."

Për atë që ai ka bërë në përgjithësi vitin e fundit, që është zyrtarisht jashtë turneut: "Kam kaluar kohë me familjen time ndryshe. Jam më i qetë, sepse e di që kam më shumë ditë, ose më shumë orë në dispozicion. Por kam qenë gjithmonë me familjen edhe kur ka qenë sipërmarrje tepër e vështirë”.
Nëse po shikon tenis këto ditë: "Ajo që më befason është se sa shumë më interesojnë rezultatet. Unë nuk shikoj shumë ndeshje, por shikoj momentet kryesore dhe kontrolloj rezultatet 3-4 herë në ditë. Jam i lumtur që jam ende i interesuar për tenisin kaq shumë."

Së fundi, për mundësinë e komentimit të ndeshjeve për televizionin: "Në fillim mendova se do të ishte mirë të komentoja ndeshjet e brezit të lojtarëve, me të cilët jam takuar në fushë. Unë i njoh më mirë. Por të bëhesha komentator menjëherë pas pensionimit tim, nuk më është dukur e drejtë. Ndoshta do ta bëj një ditë, ndoshta kurrë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll