Art&Argëtim

Zbulohet ngjarja- Pak ditë para vdekjes së Tina Turner, policia arrestoi djalin e saj

Ike Turner Jr 'kapur' nga autoritetet me kokainë, krak dhe metamfetaminë

22 Qershor 2023, 19:14 Nga A.B
Zbulohet ngjarja- Pak ditë para vdekjes së Tina Turner, policia
Tina Turner

SHBA-Pak ditë para se Tina Turner të ndahej nga jeta, djali i saj, Ike, u arrestua për një sasi të vogël droge. Ike Turner Jr, u kap nga autoritetet e Teksasit më 6 maj 2023, për posedim të kokainës dhe metamfetaminës.

Ngjarja ka ndodhur në Alvin të Teksasit, kur policia lokale ndaloi 64-vjeçarin në semafor. Gjatë kontrollit që pasoi, efektivët sekuestruan 1.7 gram kokainë, krak dhe metamfetaminë.

Një oficer policie i përfshirë në hetim tha: "Ai u përpoq të konsumonte drogën përpara se oficerët ta kapnin".

Partnerja e tij po përballet edhe me akuzën për posedim të substancave (metamfetamina), siç konfirmojnë mediat ndërkombëtare./Dosja.al

tina turner ike turner

Sondazh

Poll