ECDC ngre alarmin: Sëmundjet nga pickimi i mushkonjave janë në rritje
mushkonjë EUROPË- Qëndra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), ka ngritur shqetësimin për ...
Një çështje kyçe që duhet ngritur gjatë takimit të 11 dhe 12 korrikut do të jetë e ardhmja e raporteve mes Ukrainës dhe NATO-s, tha Scholz.
GJERMANI- Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bëri thirrje liderëve të NATO-s që gjatë takimit të tyre në Vilnius në korrik, të përqendrohen në rritjen e kapacitetit luftarak të Ukrainës gjatë kundërofensivës së Kievit ndaj forcave ruse.
Një çështje kyçe që duhet ngritur gjatë takimit të 11 dhe 12 korrikut do të jetë e ardhmja e raporteve mes Ukrainës dhe NATO-s, tha Scholz.
“Ne duhet ta shohim qartë situatën aktuale”, tha Scholz para ligjvënësve në Berlin, duke shtuar se Kievi “vetë ka thënë se anëtarësimi në NATO nuk është kërkesë përderisa Rusia vazhdon luftën e saj kundër Ukrainës”.
Përveç kësaj, Scholz tha se Gjermania do të punojë me G7 dhe partnerët e Bashkimit Evropian, por edhe me Kievin për të arritur “te zotimet efektive dhe afatgjata të sigurisë”.
Këto do të sigurojnë që Ukraina të marrë mbështetje të qëndrueshme ushtarake, por edhe fuqinë e nevojshme ekonomike për të mbrojtur veten nga agresioni rus, tha kancelari gjerman. Samiti në Vilnius, tha ai, do të dërgojë “një sinjal të fortë” për bashkëpunimin dhe vendosmërinë transatlantike.
Gjermania, përveç ndihmës ushtarake që i ka dhënë Ukrainës, ka rritur shpenzimet për ushtrinë e saj, për shkak se i duhet të zëvendësojë armët në stoqet e saj, pas donacioneve që i ka dhënë Kievit.
“Prandaj unë po kërkoj që ne të fokusohemi në atë çfarë është tani prioriteti kryesor e që është forcimi i fuqisë luftuese të Ukrainës”./ REL
mushkonjë EUROPË- Qëndra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), ka ngritur shqetësimin për ...
Indi INDI- Përmbytjet e vazhdueshme në Assam, Indi kanë prekur 20 rrethe dhe mbi 100,000 njerëz që nga 14 qershori 2023....
Memli Krasniqi KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka dërguar ftesë partive opozitare për të diskutuar situat&...
Foto ilustruese SPANJË- Punëtorët në Spanjë janë detyruar të punojnë pranë trupit të pajetë të ...
Varka SPANJË- Në ishujt Kanaire në Spanjë dyshohet se është mbytur një varkë me emigrantë, ku dyshohet se 30 p...
nëndetëse SHBA- Analiza fillestare nga Marina e SHBA-së rezulton se tingujt e zbuluar nga një avion kanadez në fillim të...
Ana Brnabiç SERBI- Kryeministrja serbe Ana Brnabiç i ka dërguar Kuvendit të Serbisë kërkesë për shkarkimi...
Elon Musk dhe Mark Zuckerberg SHBA- Një betejë e "gjigantëve" (të teknologjisë) së shpejti mund të jetë ajo q&...
Leposaviç KOSOVË- Qytetarët serbë kan protestuar sot pranë komunave në veri, Zveçan dhe Leposaviç. Ndryshe ng...
Një grua gjermane e identifikuar me emrin Nadine K pjesë e grupit të Shtetit Islamik (IS) është dënuar me 9 vite burg për k...